Turizmi mban lart tregtinë, rriten shitjet me pakicë në tremujorin e dytë 2025
Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë ka vijuar tendencën pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), indeksi i volumit të shitjeve, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit të shitjeve në vlerë, arriti në nivelin 117,1, duke shënuar një rritje prej 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të dhënat tregojnë se, i përshtatur sezonalisht, ky tregues është rritur me 1,2 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve, volumi i shitjeve u rrit me 4,9 % në krahasim me tremujorin e dytë 2024. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, rritja ka qenë më e fortë, duke arritur në 10,1 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në terma tremujorë, të dhënat e përshtatura sezonalisht tregojnë një rritje prej 1,1 % për tregtinë pa hidrokarbure dhe një rritje prej 1,9 % për tregtinë e hidrokarbureve.
Në ndryshimin vjetor prej +6,2 %, grupet kryesore kanë dhënë këto kontribute:
Të dhënat e INSTAT dëshmojnë një rritje të qëndrueshme të konsumit në tregtinë me pakicë, ku sektori i hidrokarbureve dhe artikujve jo-ushqimore ka udhëhequr ritmet pozitive. Ky trend tregon një gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe një rritje të kërkesës së konsumatorëve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025./ekofin.al